​Xavi e gjen zëvendësuesin e Agueros

Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez po synon të nënshkruajë me sulmuesin e Al-Saddit, Baghdad Bounedjah, raporton “Sport”.

Bounedjah luajti për Xavin në Al-Sadd, skuadër të cilën spanjolli e drejtoi deri sa u emërua trajner i gjigantit spanjolle këtë muaj.

Algjeriani mund të jetë një shtesë e rëndësishme për fazën sulmuese pasi rikthimi në skuadër i sulmuedit argjentinas Sergio Aguero mbetet ende i pasigurt.

Aguero po vuan nga disa probleme në zemër, ndërsa drejtuesit e Barcelonës tashmë kanë bërë të ditur se nuk do të jenë në gjendje të bëjnë blerje të mëdha në afatin kalimtar të janarit, andaj Xavi do të jetë i detyruar që të shohë për alternativa më të lira në treg dhe Bounedjah është njëra prej tyre./KP

Read Previous

Në prill do të ulen çmimet e rrymës në Evropë, në Kosovë do të rriten

Read Next

Rritet numri i pacientëve me Covid-19 në spitalet e Kosovës