Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të javës së 23-të.
Ndeshja më interesante e programit të ditës së shtune do të jetë mes Manchester United dhe Everton.
Pas 22 xhirosh, Manchester United gjendet në pozitën e dytë në tabelë, me 13 fitore, pesë barazime dhe katër humbje, duke arkëtuar 44 pikë, tre më pak se rivali dhe lideri Manchester City.
Në anën tjetër, Everton pas 20 ndeshjeve ka regjistruar 11 fitore, tre barazime dhe gjashtë humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e shtatë me gjithsej 36 pikë.
Më poshtë mund ta gjeni të bashkangjitur programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze./KosovaPress
13:30 AstonVilla (9) – Arsenal (10) (Stadiumi Villa Park)
16:00 Burnley (17) – Brighton (15) (Stadiumi Turf Moor)
16:00 Newcastle (16) – Southampton (12) (Stadiumi St. James’ Park)
18:30 Fulham (18) – West Ham (5) (Stadiumi Craven Cottage)
21:00 Manchester United (2) – Everton (7) (Stadiumi Old Trafford)