​Zyrtarizohet njohja e Kosovës nga Izraeli

Është zyrtarizuar njohja e Kosovës nga Izraeli. Formalizimi kësaj marrëveshje historike u bë në mënyrë virituale.

Marrëveshja e njohjes së Kosovës nga Izraeli u nënshkrua nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj hebre, Ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

Njohja e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Izraelit, është arritur më 4 shtator të vitit të kaluar në Washington./KosovaPress.

Read Previous

​OAK kërkon eliminimin e barrierave që nuk ekzistojnë

Read Next

​Pesë të vdekur dhe 282 raste me COVID-19