​106 vjet nga Kongresi i Durrësit

Shqiptare, të cilat ishin pa një vizion të qartë. Në mëngjesin e 26 dhjetorit, Konica i paraqiti promemorien nënkolonelit E. Lodit, duke argumentuar formimin e qeverisë, së pari me rëndësinë që kishte ajo për të zhvleftësuar ndonjë përpjekje të mundshme të Francës dhe të shteteve ballkanike për thirrjen e delegatëve të Esad Toptanit në Konferencën e Paqes.

Argumenti i dytë kishte të bënte me faktin se për popullin shqiptar ishte më efektiv pushteti i një qeverie dhe jo i një komiteti, i cili do të ishte “vetëm një institucion i pafuqishëm dhe qesharak”. Përfaqësuesit e kongresit, vendimin e tyre nuk e kishin të vështirë për ta mbrojtur edhe përpara nënkolonelit italian E. Lodit, i cili në telegramin që i dërgonte Romës i quante këta si një “rrymë e fortë”. Me gjithë përpjekjet e tij për të emëruar vetëm një komitet ekzekutiv me karakterin e një delegacioni, për të shprehur dëshirën e kombit shqiptar, ishte për t’u parashikuar sipas tij “që rryma e mësipërme do të mbizotëronte”. Prandaj edhe pikëpamja e delegatit V. Dilos, që kongresi të mos vepronte në mënyrë të pavarur, sepse kjo lëvizje politike mund të çonte në prishjen me mikun e vetëm që kishte Shqipëria me Italinë, por të qëndronte në rendin e tij të ditës.

Ndërhyrja italianePra, të zgjidhte vetëm një këshillë. Ai këtë pikëpamje e argumentonte me idenë se dyshonte nëse populli shqiptar, te i cili do të mbështetej kjo qeveri, kishte arritur në atë shkallë zhvillimi sa të derdhte gjakun për atdheun”. Por shumë nga përfaqësuesit e kombit shqiptar që ishin në kongres, megjithëse ishin për mbrojtjen e një fuqie si Italia, atyre u duhej për forcimin e një pushteti politik, për të siguruar këtë pushtet si ndaj forcave të brendshme, ashtu edhe ndaj ndonjë kërcënimi të jashtëm. Për rrjedhojë, edhe të këtyre forcave ngritja e një komiteti nuk ishte me interes.

Kështu, propozimi për të ndryshuar vendimin e ditës nga qeveri në komitet, nuk gjeti terren për t’u mbështetur. Duhet theksuar se midis atyre ishte dhe Myfit Libohova me orientim të dukshëm pro italian. Të njëjtin pozicion politik mbajti dhe Mehmet Konica si kryetar i kongresit, i cili që në fillim të hapjes së seancës së dytë bëri deklaratën e vendimit për formimin e qeverisë së përkohshme. Për këtë ishte njoftuar dhe Roma nëpërmjet komandës italiane dhe pritej përgjigjja e saj. Ndërsa kërkesa e shumë delegatëve ishte se nuk kishin ardhur në kongres të prezantoheshin si “kukulla”, që donte të thoshte të gjykonin dhe të vepronin sipas porosive të të tjerëve, por të mendonin për “dëshirën e vullnetin e popullit, i cili po kërkon me një zë vetëqeverim dhe padurim, dëshiron liri”. Përbërja e qeverisë u propozua që në seancën e parë, në kohën që u kërkua dh formimi i saj.

Qeveria u formua nga 14 anëtarë, ndërsa kongresi përcaktoi edhe delegatët për në Konferencën e Paqes, anëtarët e të cilit do të përbëheshin nga e gjithë qeveria. Ndërsa kryetari i qeverisë u zgjodh Turhan Pasha, gjë e cila duket edhe nga përmbajtja e telegramit të E. Lodit, që i dërgonte Romës, ku e njoftonte se mbledhja e Durrësit kishte vendosur.Formimi i qeverisë dhe delegatët për në Konferencën e PaqesPërfundimisht, formimin e qeverisë së përkohshme me Turhan Pashën në krye dhe delegatë do të ishin Luigj Bumçi, Mehmet Konica, Mihal Turtulli, Midhat Frashëri. Lufta politike brenda dhe jashtë kongresit solli njëkohësisht shfaqjen e pikëpamjeve përkatëse, pjesa dërrmuese e tyre ishin me orientim italian, si Myfit Libohova, Turhan Pasha, Prênk Bibë Doda, Sami Vrioni, Luigj Bumçi. Ndërsa, kundërshtarët ishin Mehmet Konica, Mihal Turtulli, Mithat Frashëri, të cilët ishin më të paktë në numër, por që anonin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose nga ndonjë fuqi tjetër “e painteresuar” direkt për Shqipërinë. Këto qëndrime dhe pikëpamje nuk u shfaqën gjatë punimeve të kongresit, kjo për faktin se këto figura të spikatura të politikës shqiptare kishin rënë në një kompromis të heshtur, sepse qëllimi kryesor i tyre ishte formimi i qeverisë. Një rol të veçantë në përpunimin e programit kishte Mehmet Konica.

Kongresi hartoi një program politik të përgjithshëm. Aty shprehej ruajtja e pavarësisë, tërësia tokësore e shtetit shqiptar dhe për rishikimin e kufijve të vitit 1913. Për çështjen që lidhej me statusin juridik të këtij shteti dhe animi politik ndaj njërës apo tjetrës fuqi fituese, për të cilin kishte mosmarrëveshje, ata vepruan në mënyrë të heshtur dhe në kompromis me njëri-tjetrin. Ky program kishte në themel mbrojtjen e të drejtave në Konferencën e Paqes nga qeveria e Durrësit, kërkimin e kufijve etnikë të Shqipërisë, mbajtja e qetësisë brenda vendit. Programi përbënte një hap përpara në lëvizjen kombëtare shqiptare, por duhet vlerësuar në kushtet kur Shqipëria gjendej e pushtuar nga ushtritë e huaja dhe nën trysninë e copëtimit nga fqinjët e saj. Në këtë pikëpamje, studiuesit e kësaj periudhe, ndonëse e vlerësojnë pozitivisht Kongresin e Durrësit, nuk kishin bërë ndonjë koment ose vlerësim lidhur me programin e qeverisë. Mendimi i historisë shqiptare pas luftës ka mbajtur një qëndrim kritik kundër mbështetjes që i dha “Vatra” kompromisit me Italinë lidhur me formimin e qeverisë së Durrësit.

Por, duke bërë një studim të kujdesshëm të periudhës në të cilën u arrit kjo marrëveshje, duket se ky qëndrim është i drejtë. Ky konkluzion rrjedh si rezultat i ndryshimit të kushteve të Shqipërisë në përfundim të luftës, parë nëpërmjet disa faktorëve. Si prishja e ekuilibrave politikë në Ballkan, si rezultat i shpërbërje së Perandorisë Austro-Hungareze dhe humbjes së luftës.

Nga ana tjetër, monarkitë fqinje kishin dalë fituese të luftës dhe në kohën që Fuqitë e Mëdha si Anglia, Franca ishin duke mbështetur ambiciet e tyre për t’u zgjeruar në kushtet kur ishte në fuqi traktati i fshehtë i Londrës i prillit 1915. Por, nuk duhet harruar që Shqipëria ishte ende e pushtuar nga shtetet fituese dhe ushtritë e tyre nuk largoheshin nga tokat shqiptare dhe mbas përfundimit të luftës. Kjo periudhë përbënte vështirësi dhe rreziqe serioze për lëvizjen kombëtare shqiptare, e cila ishte në prag të përfaqësimit të Shqipërisë në Konferencën e Paqes së Parisit./kp/

Read Previous

“Mjaft me urrejtje”

Read Next

​Rritet në 45.338 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza