​19 viktima nga COVID-19 sot në Kosovë

Kosova vazhdon të përballet me shifra të larta të viktimave nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 viktima, një rënie krahasuar me dje kur ishin 24.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë dalë pozitivë me koronavirus 703 qytetarë nga 10.851 teste të kryera.

Sot janë shëruar 2.255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131.930.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.458 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës. Deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 20.652.

Read Previous

Qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë fundjavës dhe festave zyrtare

Read Next

​Bislimi: Serbia është pajtuar për hapje të arkivave edhe ato për UÇK-në