​Agjenda e përbashkët evropiane bën bashkë Kuvendin e Kosovës me atë të Shqipërisë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila deklaroi se mbledhja e dy kuvendeve – Kosovës dhe Shqipërisë – do të mbahet të premten në orën 11:00.

“U njoftuam për takimin e përbashkët, u mor edhe vendimi për agjendën. Takimi i fundit për këtë legjislaturë do të mbahet të premten nga ora 11:00. Synimi i përbashkët është agjenda e përbashkët evropiane”, tha Kusari-Lila.

Nga Kuvendi i Shqipërisë do të jenë të pranishëm 70 deputetë.

Pas mbledhjes së kryesisë, ajo theksoi se ka qenë e nevojshme mbajtja e seancave për marrëveshjet ndërkombëtare. /KosovaPress/

Read Previous

Broja: Jam me fat që jam pjesë e Evertonit

Read Next

Presidenti i KE-së, Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE