Nuk është ende e qartë nëse klubi holandez mund ta përmirësojë këtë gabim, përndryshe do të jenë pa sulmuesin në ndeshjen hapëse të Ligës së Evropës kundër Lille.
Ajax ka konfirmuar se pa qëllim ka lënë jashtë listës së lojtarëve për Ligën e Evropës blerjen e tyre rekorde, sulmuesin Sebastien Haller.
“Ai nuk është në listë, dhe ne jemi duke bërë çdo gjë për ta gjetur gabimin. Kemi kontaktuar me KNWB dhe UEFA-N”, ka thënë Miel Brinkhuis, i cili është përgjegjës i Ajax për komunikatat me media.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë u transferua tek Ajax nga West Ham për një shumë rekorde rreth 25 milionë euro. Ai e nisi karrierën e tij në Holandë, ku pas gjashtë paraqitjeve ka regjistruar dy gola dhe katër asistime, dhe tani si duket se nuk mund të paraqitet në garat evropiane pas gabimit nga skuadra e Ajaxit./KosovaPress