Janë arrestuar katër të mitur nën dyshimin për vjedhje në një market në Klinë. Ndaj dy të arrestuarave është caktuara edhe masa e paraburgimit prej një muaj.
Vjedhja raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë. Të miturit kanë vjedhur gjëra ushqimore dhe sasi të konsiderueshme të alkoolit. Kështu kanë bërë të ditur Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës, nëpërmjet një komunikate për media.
“Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Klinë, me datёn 02.02.2021, ka pranuar njё informacion se nё rrugën ‘Abedin Rexha’ në Klinё, disa persona kanë depërtuar brenda një marketi dhe kanë vjedhur gjëra ushqimore dhe sasi të konsiderueshme të alkoolit të llojeve të ndryshme. Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Klinë, pas njё pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur tё identifikojnë dhe arrestojnë katër (4) tё dyshuarit e moshës së mitur”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Sipas komunikatës, tё dyshuarit të cilët dyshohen se kanë kryer edhe shumë vepra tjera penale “Vjedhje e rëndë” pas intervistimit në koordinim të plotë me Prokurorin për të mitur dhe Prokurorin për krime të rënda, të dyshuarit ndalohen pёr 24- orё.
Ndërsa nga Gjyqtari për të mitur të dyshuarve iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh/KosovaPress