​Arsenal – Manchester United, tjetër test për “Djajtë e Kuq”, formacionet e mundshme

Një nga derbit më të vjetër në Premier Ligë rikthehet sot, ku Arsenal pret në shtëpi skuadrën e Manchester United në kuadër të xhiros së 21-të.

Shtatë vende dhe 10 pikë ndajnë këto dy skuadra në tabelë, ku Arsenal rikthehet nga dy fitore radhazi, ndërsa Manchester United rikthehet nga një humbje shokuese kundër Sheffield United.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer do të kërkojë një reagim të menjëhershëm nga skuadra e tij, pasi ata pësuan një humbje 2:1 në shtëpi nga Sheffield United të mërkurën në mbrëmje, ndërsa, për lojtarët e Mikel Artetas mesazhi do të jetë që të vazhdojnë aty ku u e lanë herën e fundit, respektivisht të vazhdojnë serinë me fitore.

Pas 20 xhirosh, Arsenal gjendet në pozitën e nëntë, me nëntë fitore, tre barazime dhe tetë humbje, duke arkëtuar 30 pikë.

Në anën tjetër, “djajtë e kuq” pas 20 ndeshjeve, kanë regjistruar 12 fitore, katër barazime dhe katër humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e dytë në tabelë me gjithsej 40 pikë.

Të dy trajnerët, Solskjaer edhe Arteta kanë qëllim fitoren në këtë ndeshje, ku do të hynë me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion, dhe formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.

Arsenal(4-2-3-1): Leno; Bellerin, Holding, Luiz, Cedric; Thomas, Xhaka; Saka, Smith Roëe, Pepe; Lacazette

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Ëan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaë; Fred, McTominay; Rashford, Fernandes, Pogba; Cavani/KosovaPress

Read Previous

Policia jep detaje shtesë për vjedhjen e radarëve në Aeroportin e Prishtinës

Read Next

KQZ mban mbledhje në ora 17:00