​Asllani: Te Shqipëria kam më shumë liri se te Interi

EPA/Piotr Nowak POLAND OUT

Në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve të Shqipërisë kundër Gjeorgjisë së Kvicha Kvaratskhelia, Kristjan Asllani foli në konferencën për shtyp.

Ai ka thënë se fitorja ndaj Ukrainës duhet harruar dhe fokusi të jetë tek Gjerogjia pasi ata janë një ekip në rritje, përcjellë KosovaPress.

“Gjeorgjia është një ekip i madh dhe po rritet. Ne u përgatitëm mirë, duhet të harrojmë ndeshjen kundër Ukrainës dhe të shohim përpara. Objektivi ynë është të mbledhim sa më shumë pikë Kemi një grup të fortë, e dimë se çfarë synojmë”, tha Asllani, përcjellë KosovaPress.

Por a do ta vlerësojë trajneri i Interit Simone Inzaghi pozicionin në të cilin luan Asllani në kombëtare? “Nuk e di, mendoj se është normale që trajneri të shikojë ndeshjet e mia. Marcelo Brozovic luajti në Inter dhe unë e luajta atë rol. Vetëm këtu jam më i lirë. Kur luaj afër golit është më e lehtë për mua, por nuk kam shënuar shumë gola”, tha në fund ai. /KosovaPress/

Read Previous

Vlera e Bitcoin mund të arrijë deri në 90,000 dollarë, nëse fiton Trump – parashikojnë analistët

Read Next

Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil dërgohet për dekretim pa nenet e rrëzuara nga Kushtetuesja