Ekipi kosovar lojërave elektronike “Bad News Eagle” do të rikthehen sot sërish në aksion pas dy ndeshjeve që i zhvilluan ditën e djeshme në kampionatin elitar të CS:GO, Major Ligë.
Në ballafaqimin me skuadrën turke Eternal Fire, BNE fituan me rezultat 16:14, por më pas u mposhtën nga skuadra turke Forze Team me rezultat 16-7, transmeton KosovaPress.
Ekipi kosovar do të ballafaqohet sot nga ora 12:00 me ekipin brazilian Imperial, një skuadër mjaftë e fortë në këtë garë.