​Britania e Madhe me shkallën më të lartë të vdekjes nga COVID-19 për kokë banori në botë

DUMBARTON, SCOTLAND – SEPTEMBER 03: Members of the public get tested for Covid – 19 at a coronavirus mobile testing centre in West Dunbartonshire on September 3, 2020 in Dumbarton, Scotland. Starting last night, Scottish authorities banned people in Glasgow city, West Dunbartonshire and East Renfrewshire from visiting other households. The new rules, which last for two weeks, come as 135 new coronavirus cases were reported in the Greater Glasgow and Clyde area in the last two days. First Minister Nicola Sturgeon has stated the R number in Scotland, could be as high as 1.4. (Photo by Jeff J Mitchell/Getty Images)

Mbretëria e Bashkuar aktualisht kryeson listën globale të vdekjeve më të larta për 100,000 banorë nga COVID-19, kjo sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins (JHU).

Vendi raportoi numrin më të lartë të vdekjeve ndonjëherë të mërkurën me 1 mijë e 820 vdekje të reja të raportuara çdo ditë, dhe ka qenë mesatarisht rreth 1 mijë e 240 vdekje të reja ditore gjatë shtatë ditëve të fundit.

Krahasimet nga vendi në vend janë të papërsosura, duke pasur parasysh se ato mbështeten në të dhëna nga secili komb individualisht.

Por numri i vdekjeve i regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, me një popullsi prej 66 milion banorësh, tejkalon rekordet në vendet e tjera të mëdha, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi bazë për kokë banori.

Deri më tani Mbretëria e Bashkuar ka arritur 96 mijë e 166 vdekje totale që nga fillimi i pandemisë.

Vendet tjera me vdekjet më të larta për kokë banori:

Mbretëria e Bashkuar: 142.53

Republika Çeke: 140.91

Itali: 139.34

Shtetet e Bashkuara: 125,35

Spanjë: 117.80./KosovaPress.

Read Previous

Komuna e Gjakovës do të ndihmojë qytetarët që preken nga COVID-19

Read Next

3 të vdekur dhe 379 raste të reja me COVID-19