Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se situata e krijuar sot në Kuvendin e Kosovës është e paprecedentë dhe se është hera e parë që është dashur të përsëritet procedura për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Cakolli tha se nëse deri më 5 maj nuk arrihet të përmbyllen tre raundet e votimit suksesshëm, atëherë Kosova futet në një terr kushtetues./KosovaPress