​Çeku: Palestra në Prizren e rinovuar, plotëson standardet për ngjarjet ndërkombëtare të sportit

Ministri i Kulturës dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se renovimi i palestrës së sportit “Sezai Surroi” në Prizren, dëshmia e radhës e përkushtimit të MKRS për përmirësimin e infrastrukturës sportive në shtetin tonë.

Çeku ka shkruar në Facebook se me këtë investim të Ministrisë së Sportit, palestra e sportit në Prizren ofron kushte shumë më të mira të aktivitetit sportiv si për klubet e sportistët, ashtu edhe për të rinjtë tanë.

“Gjithashtu, fal ndërhyrjeve renovuese, palestra “Sezai Surroi” tashmë i plotëson edhe standardet për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare të sportit, siç është rasti me FIBA Kampionatin Europian të Basketbollit U16, Divizioni C. Vazhdojmë pa u ndalur, në gjithë vendin tonë, të investojmë për zhvillimin e infrastrukturës sportive. Bashkë do t’i tejkalojmë edhe sfidat e mëdha në një numër të konsiderueshëm të projekteve infrastrukturore që për vite me radhë janë shoqëruar me shkelje të rënda procedurale dhe cilësi e dinamikë të ultë të punimeve”, ka shkruar ai.

Read Previous

Pakashtica: Çmimi i arit ka shënuar rënie nga java e kaluar

Read Next

Linjat ajrore anulojnë mbi 25 mijë fluturime të planifikuara në gusht