Aktorja britanike Alice Evans njoftoi në rrjetet sociale se burri i saj, gjithashtu aktori Ioan Gruffudd, ka vendosur ta lërë atë pas 13 vjet martese.
Çifti u takua në vitin 2000 në setin e filmit 102 Dalmatët dhe ata u martuan në vitin 2007. Alice Evans, ndërkohë, fshiu një cicërimë në të cilën shkruante se si burri i saj i komunikoi vendimin e trishtuar asaj dhe vajzave të tyre.
“Bashkëshorti im i dashur për 20 vjet, Ioan Gruffudd ka njoftuar se ajo do të largohet nga familja e saj nga java tjetër. Unë dhe vajzat e mia jemi shumë të hutuar dhe të trishtuar. Ai nuk na ka thënë ndonjë arsye tjetër përveç se ai nuk më do më. Më vjen shumë keq ”, ka shkruar Alice Evans, por ajo ka fshirë cicërimën ndërkohë, shkruan People.
Gruffudd ende nuk i ka komentuar njoftimet e saj, por në një deklaratë të përbashkët në posedim të revistës People, çifti tha:
“Siç mund ta imagjinoni, kjo është një kohë jashtëzakonisht e vështirë për familjet tona, ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar në rritjen e fëmijëve tanë. Faleminderit që respektuat privatësinë tonë,” thanë ata.
Aktori uellsian Ioan Gruffud është i njohur për publikun e gjerë për filmat Fantastic Four, Titanic dhe King Arthur, ndërsa ne e njohim aktoren Evans nga seritë Lost dhe The Originals.
Iaon Gruffud kohët e fundit është ndarë nga familja e tij për filmimin e dramës televizive Harrow në Australi.
Në një intervistë për Guardian vitin e kaluar, Ioan Gruffud la të kuptohet se jo gjithçka po shkon normalisht në martesë. Ai tha se ai dhe gruaja e tij e kanë pasur gjithnjë e më të vështirë për të gjetur kohë për njëri-tjetrin për katër vjet tani pasi ata kalojnë shumë kohë larg fizikisht.
“Alice u kthye pasi ishte larg për shtatë ditë, dhe unë u mburra se fëmijët ishin në shtrat. Ajo u përgjigj: “Vetëm një javë, provo ta bësh për gjashtë muaj “, tha ai./KosovaPress.