​Dhurimi i gjakut në Ratkoc tash e 20 vjet

5 shkurti tash e sa kohë po identifikohet si dita e dhurimit të gjakut në Ratkoc të Rahovecit.

Në këtë aktivitet pati marrë pjesë edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi i cili shkroi se dhurimi i gjakut si akt human, është tipar dallues i banorëve të Anadrinisë.

“Pjesëmarrja masive e njerëzve të kësaj ane tregoi shpirtin e madh të tyre. Shpëtimi i jetës përbën thelbin e shpirtit njerëzor dhe anadrinasit e kanë dëshmuar me aksione të ngjashme humanitare, gjithandej në komunën e Rahovecit. Përgëzoj organizatorët, banorët e Anadrinisë dhe stafin e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut për këtë aksion të suksesshëm”, pati shkruar ai në Facebook.

Qindra burra e gra tanimë e shohin dhurimin e gjakut si detyrë të tyre më 5 shkurt./Kosovapress/

Read Previous

Donjeta Sadiku ngjitet sot në ring

Read Next

Shtatë vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës