​Drita vazhdon rrugëtimin në Ligën e Konferencës, sot përballet me Antwerpin e Belgjikës

Pas Ballkani që luajti të martën ndaj La Floritas dhe në ndeshjen e parë si mysafir triumfoi me rezultat 4=0, rrugëtimin në Ligën e Konferencës sot e vazhdon skuadra tjetër kosovare, Drita.

Skuadra nga Gjilani do të ballafaqohet me skuadrën belge Antwerp që është një kundërshtar mjaftë i fortë në këtë garë.

Trajneri Ardijan Nuhiu ka thënë para ndeshjes se skuadra është shumë e motivuar dhe se objektivi i tyre është që të arrihen suksese sa më të mëdha në këtë garë dhe pse jo të shkaktojnë befasi.

Ndeshje zhvillohet në stadiumin “Bosuilstadion” me fillim nga ora 19:00.

Read Previous

Të gjitha vendimet që u morën dje në mbledhjen e Qeverisë

Read Next

Belgu nuk e pranon vrasjen e dhëndrit shqiptar, policia në kërkim të dëshmitarëve