​Fluks i lartë në pikën kufitare të Morinës

Ditët e fundit të këtij viti, pika e kalimit kufitar në Morinë po ndeshet me fluks të lartë lëvizjeje.

Vetëm për 24 orë kanë hyrë e dalë në këtë pikë 25 mijë shtetas:

Konkretisht në hyrje kanë përpunuar të dhënat e tyre 9573 shtetas me 3719 automjete,

Ndërsa në dalje kanë përpunuar të dhënat 15495 shtetas me 4787 automjete.

Ndërkohë janë shmangur radhët në kufi falë lëvizjes së lirë duke punuar me procedurë të përshpejtuar.

Aktualisht po punohet me 8 sportele në të dy kahet e kufirit të Morinës. /Top-Channel/

Read Previous

Vengu: Investime në armatim e pajisje, rrisim kapacitetet e forcave operacionale

Read Next

Shqipëria synon të hapjen e të gjithë grupkapitujve negociues me BE-në brenda vitit 2025