Trajneri i Kombëtares së Kosovës Alain Giresse ka folur pas humbjes ndaj Greqisë për të cilën ka thënë se mund të kishte shkuar më ndryshe nëse do të ishin të gjithë lojtarët në dispozicion.
“Unë fillimisht ftova 29 lojtarë, pastaj 23 prej tyre u përfshinë në listën kryesore, por, pastaj lëndimet, pezullimet e bënë të veten dhe kjo na solli vështirësi të mëdha”, tha Giresse.
Ai pastaj komentoi edhe provokimet e tifozëve grek gjatë gjithë ndeshjes për të cilat tha se nuk ndikuan në rezultat.
“Ishte diçka që mund të ketë ndikuar te lojtarët. Ata kanë dashur ta përkrahin ekipin e tyre, por unë nuk mendoj se kjo ka ndikuar në fushë dhe në rezultat””, u shpreh Giresse.
Trajneri francez gjithashtu foli për penalltinë e dyshimtë në Amir Rrahmanin për të cilën tha se duhet ta rishikojë në video dhe pastaj mund të jap mendimin e tij.