​Gjendet i vdekur një person në veri të Mitrovicës, dyshohet se është goditur nga një veturë

Një shtetas i huaj është gjetur i vdekur në Mitrovicë. Dyshohet se ai është goditur nga një veturë, e që personi që goditi viktimën ende nuk është identifikuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në veri të Mitrovicës.

Policia kanë njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Kurse rasti është duke u hetuar

“Raportohet se në Rr. Kombëtare është gjetur një trup i pa jetë i paidentifikuar dyshohet të jetë shtetas i huaj. Aksidenti trafiku dyshohet të ketë ndodhur kur një person i paidentifikuar me një veturë NN e ka goditur viktimën me veturë dhe si pasojë e saj viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

Read Previous

Gati për “Miq në pasdite”

Read Next

Urgjenca për krizën e klimës bën që ShBA-ja dhe Kina të bien dakord të bashkëpunojnë