Dy persona deri sa kanë qenë duke pre dru në pyll, aksidentalisht janë goditur nga degët e lisit dhe si pasojë njëri nga ta ka gjetur vdekjen ndërsa tjetri është dërguar në spital për mjekim.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në mesditë në Istog, ku në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./KP/