Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka quajtur akt historik njohën e Kosovës nga Izraeli.
Ai thotë se kjo forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së sa në arenën ndërkombëtare.
“Akti historik i njohjes së Kosovës nga Izraeli, forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare. Subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet dhe fuqizohet”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka shkruar edhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet dy palëshe dhe forcimin e lidhjes mes dy popujve.
“Ky akt, shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e lidhjes mes dy popujve”, shkruan ai.
Haradinaj derisa ka theksuar se kjo marrëdhënie diplomatike erdhi në kohën kur Kosova ndodhet në udhërkqyr, ka falënderuar edhe Shtete e Bashkuara të Amerikës për ndërmjetësimin e kësaj njohje nga Izraeli.
“Jam shumë i lumtur me këtë ngjarje, e cila ndodh në kohën kur vendi ynë ndodhet në udhëkryq. Falenderues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërmjetësimin e tyre për këtë njohje kaç të rëndësishme. Kjo është edhe një dëshmi e fortë se marrëdhëniet me aleatin tonë, SHBA-të, janë të një rëndësie të veçantë e strategjike dhe si Kosovë vazhdimisht do t’i forcojmë ato. Kjo do të jetë edhe një prej detyrave të mia parësore si President i ardhshëm i vendit. Falënderim i veçantë për popullin dhe shtetin e Izraelit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”./KosovaPress.