Ish-shefi OBSh-së në Kosovë, Skender Syla ka reaguar ashpër ndaj tubimeve të partive politike, duke i vlerësuar si shqetësuese dhe me pasoja fatale për kosovarët.
Syla që tashmë është she i OBSh-së në Bullgari, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se ata që e kanë synim vetëm mbijetesën politike do të gjejnë mënyra të mbijetesës edhe nëpërmjet mutacionit politik. Por për qytetarin e rëndomtë një infeksion eventual nga tubime të tilla mund të ketë pasoja madje edhe me përfundim fatal.
Ky është statusi i tij i plotë:
Virusi Corona është i pranishëm gjithandej. Tubimet e ditëve të fundit (të atyre që duhet të jenë model) pa kurrfarë masash parandaluese janë shqetësuese. Ata që e kanë synim vetëm mbijetesën politike do gjejnë mënyra të mbijetesës edhe nëpërmjet mutacionit politik. Por për qytetarin e rëndomtë një infeksion eventual nga tubime të tilla mund të ketë pasoja madje edhe me përfundim fatal.
Forca. Krejt dhe Drejt përhapjes së pakontrolluar të Coronavirusit. Shteti. Shtet. Rimëkëmbja do jetë shumë e vështirë nëse kriza thellohet me apo pa vetëdije.
Jeta është më e vlefshme se çdo gjë tjetër. Shëndet për të gjithë! / Kosova Press