Pas arrestimit të Dardan Krivaqes si i dyshuar për vrasjen e 18-vjecares, Marigona Osmani, ka reaguar vëllai i autorit, Kastriot Krivaqa, i cili ka kërkuar dënim meritor për vëllain e tij.
Përmes një statusi në Facebook, Kastrioti fillimisht ka ngushëlluar familjarët dhe të gjithë qytetarët e Ferizajt për vrasjen e Marigonës, teksa ka thënë se vëllai i tij tashmë vrasë, çdo herë iu ka sjell probleme.
Ai ka kërkuar nga drejtësia që të shqiptojë dëmin meritor për vëllain e tij.
Ky është postimi i tij pa ndërhyrje:
“Prindër, Miq, Farefis dhe Qytetar te Ferizajit:
Pranonin ngushëllimet me të sinqerta që burojn thelle nga shpirti im, me shpresë dhe ndihmen e Allahut ta perballojm ket TRAGJEDI.
Ky Krim Makaber qe e beri “vella im” na la pa asnjë fjal të gjitheve. Vertet jemi të Traumatizuar dhe te prekur, e mbi te gjitha ai më Krimin e bëri, Njollosi dhe Lendoi tër Familjen tone.
Gjate tër jetes na ka sjelle Probleme dhe Telashe të pa parapara, por asnjeher nuk na ka degju dhe perfille keshillat tona.
Une si vella i Madhe jame perkujdesur per Familje qysh ne mosh shume te re nga se heret kame mbet pa Baba, por jame mundu qe “vellaun” ta kshilloj dhe Ndihmoj, por ai asnjeher nuk ka ndegjua askend.
Me rastim e Kapjes dhe Arrestimit te tije nga Policia e Kosoves, si dhe ndihmesis qe bene Qytetaret, Une i pergezoj dhe shpresoj se Ligji do t’ja shqiptoj Denimin Meritor, si dhe shpresoj qe ky Krim Makaber do te Mobilizon te gjithe Neve per te i evitu Krimet, dhe te luftojm per Mireqenien e Femijeve tane.
Ne veqanti edhe njiher i shprehi ngushellime Familjes Osmani. Zoti ju dhasht force dhe gajret.”
Ka shkruar vëllai i të dyshuarit kryesor për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, Dardan Krivaqa.
/KosovaPress/