​Koeman: Barcelona nuk ka synime të mëdha

Barcelona nuk është e gatshme të fitojë trofe të mëdhenj dhe tifozët duhet të jenë “realist” në lidhje me shanset e tyre për titull, ka thënë trajneri i Barcelonës Ronald Koeman.

Katalanasit përballen me Athletic Bilbaon të dielën për herë të parë që nga disfata ndaj skuadrës së Marcelinos në finalen e Superkupës së Spanjës..

Barca shkon në këtë ndeshje me 10 pikë prapa Atletico Madridit që kryesojnë tabelën si dhe kanë edhe një lojë më pak të zhvilluar.

Ish-trajneri i Holandës mendon se ky ka qenë një vit tranzicioni për klubin që do të thotë se ata nuk duhet të kenë synime të mëdha.

“Është e vështirë, sepse hendeku i pikëve është shumë i madh,” tha ai të shtunën para gazetarëve.

“Në Ligën e Kampionëve, nuk ka asnjë favorit të qartë. Ne do të përballemi me Paris Saint-Germain dhe do të përpiqemi t’i eliminojmë.”

“Unë kam thënë disa herë se ky është një sezon ku ne po i ndryshojmë gjërat, ne po zgjedhim lojtarët e rinj.”

“Barcelona nuk do të fitojë shumë gjëra tani. Ne duhet të jemi realistë nga kemi ardhur, ndryshimet që kemi bërë … jo gjithçka varet nga një lojtar. Ne gjithmonë duhet të jemi të gatshëm të luftojmë, por duhet të jemi realistë “, nënvizoi Koeman./KosovaPress

Read Previous

10 filmat që duhet shikuar në shkurt sipas Nicholas Barber

Read Next

​Superliga e Shqipërisë, këto janë rezultatet e ndeshjeve të sotme