​Kryeministri Kurti priti në takim përshëndetës koordinatoren e UNTK-së, Ulrika Richardson

Në përfundim të mandati të saj, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përshëndetës, koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.

Në një komunikatë për media thuhet se në emër të Qeverisë, kryeministri Kurti e falënderoi Richardson për përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm për të mbështetur institucionet e Republikës së Kosovës.

“Faleminderit që jeni mike e vërtetë e popullit tonë”, tha kryeministri Kurti, teksa shprehu mirënjohje të veçantë për punën e saj dhe të UNKT-së dhe bashkëpunimin me institucionet e vendit në ballafaqimin me pandeminë COVID-19.

Richardson theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe produktiv ndërmjet UNKT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në arritjen e progresit lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. /KosovaPress/

Read Previous

Osmani në Mal të Zi: BE-ja t’i dërgoj sinjal të qartë dhe të fortë Serbisë për bashkëpunimin e saj me Rusinë

Read Next

Pesë raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë