​Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane: Do të votojë pro propozimit për kryetar të Kuvendit

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha deklaroi se do të votojë kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe nuk tregoi për emrin e kryeparlamentarit.

“Asnjëherë nuk do të jemi pengesë e krijimit të institucioneve dhe përgjegjësitë që i kemi”, tha ai.

Ai u pyet se a do të votojë pro apo kundër propozimit për kryetar të Kuvendit.

“Akoma nuk kemi propozim për kryetar të Parlamentit… Jam deputet i Kuvendit të Kosovës… Absolutisht për sepse jemi për të ndërtuar institucione e pastaj shohim çfarë bëjmë”, shtoi ai.

Berisha u pyet edhe nëse ndryshon qëndrimi i tyre karshi propozimeve.

“Si PLE nuk ka rëndësi emri për kryetar të Kuvendit. Me rëndësi ndërtimi i institucioneve”, u shpreh ai.

Seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës mbahet sot, më 15 prill. Aty, deputetët pritet ta bëjnë betimin dhe më pas të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje – partia fituese e zgjedhjeve – nuk e ka bërë të ditur emrin që do ta propozojë për kryetar të Kuvendit.

Kjo parti ende nuk ka treguar edhe nëse i ka votat për formimin ne qeverisë së re, hap ky që vjen pas konstituimit të Kuvendit.

Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e qeverisë nevojiten 61 vota. /KosovaPress/

Read Previous

Dita e ndeshjeve kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Read Next

Meriton Korenica vazhdon shkëlqimin në Rumani