Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi, thotë se përmes ligjit të ri do të largohen gjitha anomalitë dhe paqartësitë që kanë ekzistuar në të kaluarën.
Duke shpjeguar zvogëlimin e kuotës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se përmes ndryshimeve do të largohet mundësia që politika të ndikojë në anën e ekspertizës së diplomatëve.
Zvogëlimin e kuotës për diplomatët me çelës politikë e mirëpret, Naser Shamolli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, por thotë se diplomatëve të karrierës duhet t’u jepet edhe më shumë mundësi përmes ligjit.
Shamolli thotë se në MPJD ka kuadro të karrierës dhe të njëjtit duhet të avancohen përmes sistemit të meritokracisë dhe të shpërndahen në misione diplomatike.
Me anë të Ligjit aktual për Shërbimin e Jashtëm, kuota e diplomatëve politikë dhe karrierës është 50 me 50 përqind. Edhe në qeveritë të kaluara ka pasur tentime për të bërë plotësim-ndryshimin e këtij ligji, mirëpo kanë qenë të pasuksesshëm./KP