​Ky është dënimi që po e pret Messin pasi u ndëshkua me karton të kuq

Karriera e Lionel Messit në Barcelonë ka pasur pothuajse gjithçka, por deri të dielën në mbrëmje super ylli argjentinas nuk ndëshkuar asnjëherë më karton të kuq

Kjo ndryshoi kur Messi u përjashtua për herë të parë në karrierën e tij në klub pasi humbi qetësinë e tij në humbjen e finales së Supkupës së Spanjës me rezultat 3-2 ndaj Athletic Bilbaos.

Në minutën e 119 të ndeshjes, Messi u përplas me Asier Villalibre në një incident pa top që u pa nga VAR dhe gjyqtari Jesus Gil Manzano e ndëshkoi me të kuq sulmuesin argjentinas, përcjell KosovaPress.

33-vjeçari tani përballet me një dënim të mundshëm që do të kalojë në LaLiga, me komitetin disiplinor të Federatës Spanjolle (RFEF) që të thotë fjalën e fundit mbi kohëzgjatjen e pezullimit.

Ishte kartoni i tretë i kuq i karrierës 17-vjeçare të Messit në përgjithësi, pasi më parë ishte ndëshkuar dy herë për Argjentinën.

Katër ndeshje mos-lojë raportohet të jetë dënimi minimal që mund ta marrë Lionel Messi.

Read Previous

​Kalon tre muaj në aeroport nga frika e koronavirusit

Read Next

Vasfije Krasniqi: Do t’i përfaqësoj të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës