​Lajçak informon shtetet e BE-së për planet e tij për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka informuar të premten ambasadorët dhe delegatët e BE-së për vitin e parë të punës së tij. ndërkohë që iu ka shpjeguar edhe planet për javët edhe muajt pasues.

Ai ka shkruar në Twitter se është i inkurajuar me mbështetjen e fortë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

“Sot informova ambasadorët dhe delegatët e BE-së për vitin tim të parë në punë, si dhe ua shpjegova planet për javët dhe muajt pasues. Jam shumë i inkurajuar me mbështetjen e fortë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së”, ka shkruar ai./KosovaPress.

Read Previous

Sa kushtojnë zgjedhjet parlamentare në Kosovë?

Read Next

Nga Januzaj, Neymar, Tevez e Hagi – 5 shkurti është ditë e veçantë për shumë futbollistë