​Leeds-Southampton, ndeshja e vetme në Premier Ligë

Dy ekipe që i ndajnë vetëm dy pikë në tabelën e Premier Ligës angleze, do të takohen sot në “Elland Road”, ku Leeds United luajnë si vendas kundër Southampton-it.

Xhiron e kaluar, Leeds pësoi me rezultat 1:0 kundër Wolverhampton, ndërsa Southampton e ndali serinë e humbjeve kundër Chelsea-t, ku barazoi me rezultat 1:1, përcjell KosovaPress.

Pas 24 xhirosh, Leeds gjendet në vendin e 12-të në tabelë, me 10 fitore, dy barazime dhe 12-të humbje, duke arkëtuar 32 pikë.

Southampton pas 24 ndeshjeve ka regjistruar tetë fitore, gjashtë barazime dhe 10 humbje, duke u pozicionuar në vendin e 14-të, me gjithsej 30 pikë./KosovaPress

19:00 Leeds United (12) – Southampton (14) (Stadiumi Elland Road)

Read Previous

Beyonce ka nisur fushatë për mbledhjen e fondeve për qytetarët e pambrojtur të Teksasit

Read Next

​Liga e Kampionëve rikthehet me dy ndeshje interesante