​Lëndimet gjatë skijimit, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim u ofron ndihmë qytetarëve

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se e ekipet e tyre dje gjatë ditës u kanë dalur në ndihmë qytetarëve që kanë pësuar lëndime gjatë skijimit në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Në llogarinë e saj në Facebook, Shoqata tha se ata kanë ofruar ndihmë në 6 raste, me 8 të lënduar, ku përfshiheshin thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit apo alkoolit të tepruar.

Në fund, ata u uruan shërim të shpejtë të lënduarve.  /KosovaPress/

Read Previous

Geer uron Xhaferin: Pres të bashkëpunojmë me përbërjen e re qeveritare

Read Next

​Asllani: Duam tri pikë ndaj Juventusit