Këtë javë, Lituania do t’i dorëzojë Ukrainës 4500 dronë me vlerë 5 milionë euro.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Lituanisë, Dovilė Šakalienė në platformën e mediave sociale X , transmeton Ukrinform.
“Jam krenare të ndaj që Lituania po dërgon 4,500 dronë me vlerë 5 milionë euro në Ukrainë këtë javë,” postoi ajo.
Ajo shtoi se gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë lituaneze, u miratua një procedurë e re për transferimin e aseteve shtetërore, e cila do të përshpejtojë dërgimin e ndihmës në Ukrainë.
Siç raportoi Ukrinform, mijëra dronë që Lituania premtoi t’i dorëzonte Ukrainës deri në fund të vitit 2024 nuk janë dorëzuar ende. Ata qëndrojnë në magazinat e ushtrisë. /Ukrinform/KosovaPress/