​Moti, rikthehet bora dhe i ftohti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se sot dhe nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se sot dhe nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë.

Vranësirat do të jenë jostabile dhe parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore, në viset e ulëta, kurse në viset e larta parashihet të bie vetëm borë, kryesisht ditën e sotme, ndërsa ditën e enjte parashihet që pas vranësirave të shoqërohet edhe me intervale me diell.

Reshje më intensive parashihen në rrafshin e Dukagjinit, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashihet me reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.

Read Previous

Aksident në Gjakovë, lëndohen 7 persona, mes tyre një shtatzënë

Read Next

69 të vdekur vetëm këtë muaj, mbi 9700 raste aktive me COVID