Në mungesë të vendimmarrjes është shtyrë për më vonë edhe votimi i Projektligjit nr.08/L-009 për ratifikimin e amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes kornizë së kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”. Në sallë ishin vetëm 76 deputet e për miratim të kësaj marrëveshje ndërkombëtare kërkon 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se me këtë marrëveshje shtohen edhe 25 milionë euro për reagimin emergjent ndaj COVID-19.
Shefi i GP të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka kërkuar të di se për çka do përdoren këto mjete të huazuara nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës./KosovaPress