​Osmani dhe ambasadori i Austrisë flasin për zgjedhjet e 14 shkurtit

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani Sadriu priti sot në një takim ambasadorin e Austrisë̈ në Kosovë, Christoph Weidinger, ku diskutuan për zhvillimet e fundit në vend si në rrafshin e pandemisë e po ashtu edhe për zgjedhjet që do të mbahen së shpejti.

Sipas një komunikate të Presidencës, në takim u diskutua për rëndësinë që kanë zgjedhjet dhe për nevojën për të garantuar një proces demokratik dhe transparent.

“Në takim u vunë në pah raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Austrisë, duke konfirmuar përkushtimin e të dy shteteve për avancimin e këtyre raporteve. Të dy palët potencuan rëndësinë e kujdesit nga Covid-19, ngase zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen në kohë pandemie”, thuhet në njoftim./KosovaPress

Read Previous

Premtohet spektakël për Kupën e Kosovës në Basketboll

Read Next

Pirlo:Ronaldo duhet ta marrë përgjegjësinë për thyerjen e rregullave të Covid-19