​Osmani: Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit kanë qenë historikisht të fuqishme

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka përshëndetur aktin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit, ceremoni kjo që pritet të mbahet sot.

“Marrëdhëniet ndërmjet dy popujve tanë kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi. Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike hapë rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”, ka thënë Osmani./KosovaPress.

Read Previous

Vuçiq: Të gjithë duhet të punojmë për një zgjidhje kompromisi me Kosovën

Read Next

Kjo është mënyra se si ngjyra e murit tuaj mund të ndikojë në gjendjen tuaj shpirtërore