Temperaturat në Kosovë kanë pësuar rënie. Gjatë ditës së sotme pritet që të mbretërojë mot i vranët në gjithë vendin.
Parashihen reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes.