Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër katër të pandehurve M.K. A.Q. R.K. V.M., për veprat penale: krimi i organizuar, pastrimi i parave, hyrje në sistemet kompjuterike, lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi kartelave të bankës apo kreditit dhe falsifikimi i dokumenteve.
Në aktakuzë i është propozuar gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit./KosovaPress