Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka dënuar me 15 vjet heqje lirie të akuzuarin I.H., për shkak të veprës penale lëndim i rëndë trupor që ka rezultuar me vdekjen e personit tjetër.
I pandehuri I.H. më 31.05.2019, rreth orës 17:30, kishte rrahur bashkëshorten e tij H.D. në dalje të fshatit Samadrexhë, duke i shkaktuar lëndime fizike si pasojë e të cilave ajo kishte vdekur në QKUK në Prishtinë më datë 15.06.2019.
Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./KosovaPress.