​Rritet numri i azilkërkuesve, 324 të tillë vetëm këtë vit

Këtë vit është rritur numri i azilkërkuesve në Kosovë. Saktësisht 324 qytetarë të huaj kanë kërkuar azil, ndërsa prijnë shtetasit e Marokut, Sirisë e Afganistanit. Shumica e tyre tentojnë të kalojnë ilegalisht në Kosovë.

Qendra për Azil në Magure të Lipjanit ofron të gjitha shërbimet për këta migrantë, por të njëjtin e shohin Kosovën vetëm si vend transit.

Në këtë qendër strehohen me qindra persona në vit, ku përveç kësaj ofrohen edhe shërbime të tjera shëndetësore, ushqim, pako higjienike, veshmbathje , si ofrimi i kurseve të gjuhës shqipe dhe të kompjuterëve.

Në qendrën që ka kapacitet për 100 persona, ditëve të fundit kanë qëndruar rreth 30 migrantë.

Drejtori i Qendrës për Azil në Magure të Lipjanit, Fitim Zariqi tregon për KosovaPress për numrin e personave që kanë kërkuar azil nga fillimi i vitit.

Mesatarja e ditëve të qëndrimit të tyre është tri javë, por Zariqi thekson se ka prej tyre që qëndrojnë edhe më gjatë, ndërkohë që shprehin dëshirën të jetojnë në Kosovë.

Në një përgjigje për KosovaPress, Zyra e Informimit në Policinë e Kosovës tregon për numrin e personave që kanë tentuar të hyjnë ilegalisht gjatë këtij viti.

Personat që po qëndrojnë në këtë qendër nuk janë të gjithë që kërkojnë azil. Drejtori i Qendrës për Azil në Magure pohon faktin se në disa raste, të njëjtit po shkaktojnë edhe probleme brenda dhe jashtë objektit.

Shumë nga migrantët që kërkojnë azil, nuk presin vendimin për aplikimin e tyre. Drejtor Fitim Zariqi deklaron se po keqpërdoret procedura e azilit.

Migrantët mund të shprehin vullnetin e tyre për azil, në brezin kufitar, në Departamentin për migracion apo stacionet policore./KP/

Read Previous

​Ushtarakët e FSK-së sfidohen në trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

Read Next

Mëngjesin në Paris, drekën në Frankfurt dhe darkën në Vjenë – Evropa me rrjet trenash me shpejtësi të lartë