​Sot zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve

Do të zhvillohet sot gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve ku do të ballafaqohen Manchester City dhe Real Madridi.

Ballafaqimi i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin “Etihad” në Angli duke filluar nga ora 21:00, transmeton KosovaPress.

Para ndeshjes, trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka deklaruar se pritet të ketë disa ndryshime në formacionin e skuadrës së tij.

Të dy skuadrat do të kenë disa mungesa të rëndësishme për këtë ndeshje, por gjithsesi ajo pritet të jetë një luftë e fortë para ballafaqimit të dytë në “Santiago Bernabeu”. /KosovaPress/

Read Previous

Von der Leyen: Agresioni i Rusisë është një kërcënim i drejtpërdrejtë për Evropën

Read Next

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orë