Një person zyrtar është sulmuar fizikisht gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ngjarja ndodhi kur i njëjti kishte marrë një telefonatë nga një person i dyshuar i cili e kishte ftuar të takohet me të, dhe më pas ishte sulmuar nga dy persona të panjohur.
“Viktima ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti dhe mbetet nën hetime” thuhet ndër të tjera në raportin e Policisë./KosovaPress