​Tabela e Superligës në basketboll, luftë e ashpër për kreun e tabelës

Superliga e Kosovës në basketboll po e vijon rrjedhën e saj duke ofruar ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe një luftë të ashpër mes disa klubeve për vendet e para në renditjen tabelare.

Kur janë zhvilluar 19 ndeshje deri më tani, është Golden Eagle Ylli skuadra që po e kryeson tabelën me 32 pikë, përcjell KosovaPress.

Në vendin e dytë renditet Ponte Prizreni me pikë të barabarta me Yllin, pra 32, kurse Peja dhe Rahoveci mbajnë vendet tre dhe katër me nga 31 pikë./KosovaPress

Kjo është renditja e plotë pas 19 xhirove:

1 Golden Eagle Ylli 32

2 Ponte Prizreni 32

3 Peja 31

4 Rahoveci 31

5 Bashkimi 29

6 Sigal Prishtina 26

7 Trepça 25

8 Vëllaznimi 23

Read Previous

Ali Tafarshiku, kandidat për deputet nga Alternativa në listën e LVV (VIDEO)

Read Next

​Kush i publikoi detajet e kontratës së Messit? Flet Bartomeu