​Të dielën zhvillohet Kampionati i Kosovës në Xhudo

Federata e Xhudos së Kosovë ka bërë të ditur se më 19 janar 2025, në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, do të mbahet Kampionati i Kosovës për Seniorë.

Në këtë kampionat do të marrin pjesë të gjitha klubet e Kosovës me garuesit e tyre më të mirë në kategorinë e seniorëve.

Kampionati i Kosovës për Seniorë do të fillojë nga ora 10:00. /KosovaPress/

Read Previous

557 vjet nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Read Next

Gjykata braziliane nuk lejon ish-presidentin Jair Bolsonaro të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump