Brenda gjashtë ditëve, në Kosovë janë vaksinuar me vaksinën antiCOVID, 2.419 punëtorë shëndetësorë.
Niman Bardhi, koordinator i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” bërë të ditur se vaksinimi po vijon nëpër shtatë komunat e Kosovës.
“Vijueshmëria e numrit që ne aktualisht kemi trajtuar deri më tani ka shkuar në rregull dhe deri më tani në total numri ka arritur 1 mijë e 798 do të thotë 1800 persona të vaksinuar në qendrën 1 tetori me një frekuencë nga dita e sodit që kishin 38 persona personel shëndetësorë të vaksinuar. Ndërsa nëse marrim dhe shtojmë edhe numrin e të vaksinuarve nëpër këto 7 regjione që aktualisht është duke u procesuar vaksinimi edhe në ato qendra 39 kanë qenë sot të vaksinuar por në total që numri i tyre ka shkuar afër 621, dhe në total nëse i mbledhim qendrën ‘1 Tetori’ dhe pjesën e regjioneve që kemi 7 sillet afër tek 2mijë e 419 të vaksinuar”, ka thënë Bardhi për KP.
Ai shpreson që do të arrihet që të plotësohet kuota e paraparë e vaksinimit të punëtorëve shëndetësorë.
Vaksinimi i të moshuarve mbi moshën 80 vjeç pritet të filloj nga e marta me datë 6 prill apo nga e mërkura me datën 7 prill. /GazetaSinjali/