Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati shpreson që partitë opozitare të kenë reflektuar në mënyrë të zhbllokohet procesi dhe të ecet përpara. Sipas tij ka vullnet politik për të ec përpara, por ka edhe siç tha ai “taktizime” të panevojshme nga opozita.
Para nisjes së seancës konstituive e cila sot po vazhdon për herë të gjashtë, Murati tha se cilado parti që bënë hapin që të lëvizë tutje dhe të ndihmoj në konstituimit e Kuvendit do të ketë edhe vlerësimin e qytetarëve.
“Kemi edhe një vazhdim të radhës së seancës shpresoj edhe njëherë siç kam thënë edhe herën e kaluar që partitë opozitare të kenë reflektuar në mënyrë që të zhbllokohet procesi dhe të ecim përpara. Unë mendoj se nuk është e nevojshme kjo çfarë po ndodh seanca konstituive të zgjat kaq shumë meqenëse janë 120 deputetë, meqenëse ka vullnet politik për të shkuar përpara. Vetëm se ka taktizime të panevojshme është hera e dytë që opozita bënë taktizime të panevojshme e që si pasojë po kanë edhe bllokadën e formimit të institucioneve. Unë mendoj se cilado parti që bënë hapin që të lëvizë tutje dhe të ndihmoj në konstituimit e Kuvendit do të ketë edhe vlerësimin e nevojshme tek qytetarët”, theksoi ai.
Në ora 10:00 ishte paraparë vazhdimi i seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjidhen edhe kryetari i Kuvendit bashkë me nënkryetarit.
Ky është tentimi i gjashtë për konstituim të Kuvendit dhe i katërt për kryetar të Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit si kandidatë për kryekuvendar ka propozuar, Albulena Haxhiun.
Por, në tri tentimet e kaluara ajo nuk ka arritur t’i siguroj votat për këtë pozitë. /KosovaPress/