​Vjen ftesa e madhe për Belgin Jasharin

Futbollsiti Belgin Jashari ka marrë një ftesë shumë të rëndësishme që mund ta hap dyert për një karrierë të madhe të tij në futboll.

Ai është ftuar zyrtarisht nga Kampi i Barcelonës në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Një ftesë që prek zemrën dhe ringjall shpresën!

Belgin Jashari, talent i jashtëzakonshëm nga komuniteti Rom dhe një shembull i vërtetë i guximit, i është bashkuar familjes së Barça Camp Kosova 2025 si i ftuar special!

Pas një përjetimi të rëndë dhune në sport, ne në Barça Camp Kosova duam t’i dërgojmë Belgin-it dhe gjithë fëmijëve mesazhin e qartë:

“Sporti është dashuri, respekt dhe bashkim – jo dhunë dhe paragjykim.”

Ftesa jonë për Belginin është një simbol i mbështetjes, respektit dhe besimit në fuqinë që ka sporti për të shëruar plagët dhe për të ndërtuar ura miqësie.

Belgini do të jetë frymëzim për qindra fëmijë që do të marrin pjesë këtë vit në kampin tonë, duke na kujtuar se futbolli është për të gjithë dhe se ëndrrat nuk ndalen kurrë.

Mirë se vjen në Barça Camp Kosova 2025, Belgin.

Jashari së fundi mori vëmendjen e madhe pasi mori mbështetje të fuqishme nga të gjithë pasi në njërën nga dneshje e tij ishte fyer në baza racore.

/KosovaPress/

Read Previous

Napoli, Antonio Conte: Titulli është në duart tona

Read Next

Vatikan, mblidhet konklava për zgjedhjen e pasardhësit të Papa Françeskut