Që nga pasditja e së enjtes në Gjakovë është zhdukur një vajzë.
Zhdukjen e vajzës e ka raportuar në policia nëna e saj e cila ka thënë se ajo ka dalë nga shtëpia dhe se nuk po dihet vendndodhja e saj.
“Rr. Sadik Stavilevci , Gjakovë 21.01.2021 – 16:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./KosovaPress.