10 të arrestuar në Gjakovë për organizim të bixhozit të paligjshëm

Policia e Kosovës ka realizuar operacion të suksesshëm në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duke goditur një rrjet të organizuar të bixhozit të paligjshëm në Gjakovë që ka rezultuar në arrestimin e 10 personave.

Sipas njoftimit, pas pranimit të informatave të besueshme, njësitë policore kanë ndërmarrë një aksion në dy lokacione të dyshuara, ku kanë sekuestrua tre aparate të lojërave të fatit (APEX), rreth 6 mijë euro dhe shuma të tjera në valuta të huaja, çipa pokeri dhe letra bixhozi dhe një pistoletë me një karikator.

Si rezultat i këtij operacioni, 10 persona të dyshuar, të gjithë meshkuj të moshës madhore, janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Foto: Policia e Kosovës

Rasti po hetohet për veprat penale “”Organizimi i skemave piramidale apo bixhozit të paligjshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Policia e Kosovës rithekson angazhimin e saj në luftën kundër aktiviteteve të paligjshme dhe inkurajon qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar raste të tilla përmes numrave zyrtarë të kontaktit./Koha.net

Read Previous

Qeveria mbajti mbledhje elektronike

Read Next

Izraeli urdhëron ushtrinë të pushtojë territore shtesë në Gazë